75 Mall Live Search
22:54 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / B XH

Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe krenarisë – ata lot nuk mundet me i gjyku bash kërkush

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Për deklaratën e zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi rreth lotëve të nënës së Ramush Haradinaj, Konjufca a thënë se ka qenë deklaratë e gabueshme.

Ai ka thënë se askush nuk mundet t’i gjykojë lotët e nënës Rukë.

“Ka qenë deklaratë e pakujdesshme, mendoj që ka qenë e gabueshme. Lotët e Nënës të Haradinajve, nënes Rukë, janë lot të dhimbjes, por edhe të krenarisë që i ka dhënë djemt për lirnë e Kosovës. Ata lot nuk mundet me i gjyku bash askush”, ka thënë Konjufca.