Konjufca mbështet fuqishëm fitoren e Ademit në Viti

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca po e mbështet fuqishëm fitoren e Arsim Ademit në komunën e Vitisë.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca mbështetë fuqishëm fitoren e Dr. Arsim Ademit në komunën e Vitisë!
Gjatë ditës së sotme, patëm nderin të kishim në vizitë Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ku gjatë vizitës së tij, fillimisht në Viti, Smirë dhe Pozheran në mesin e mbështetësve e simpatizantëve të Lëvizjes na konfirmoj fitoren e pakontestueshme e bashkëpunimin e vazhdushëm me qeverinë, në të mirën e qytetarëve.
Bashkë Qeverisim dinjitetshëm e me duar të pastërta për Vitinë!”.