75 Mall Live Search
14:15 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / LB

Konjufca mbetet pa një këshilltar, Driton Tali largohet nga kabineti i kryeparlamentarit

Driton Tali, këshilltar i deritashëm i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se më nuk do të jetë pjesë e këtij kabineti.

Tali në një postim në Facebook, ka thënë se këtë vendim e ka marrë për arsye personale.

Postimi i plotë i Talit:

Miq të nderuar, për arsye personale, nuk jam më pjesë e kabinetit të Kryeparlamentarit.

Kërkesat dhe lutjet Tuaja ju lutem drejtojani anëtarëve tjerë të kabinetit të cilët jam mëse i bindur se do t’i adresojnë me përkushtim dhe nderë.