23:22 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Konjufca: Me bë Asociacionin është si me kriju një zinxhir prej zallit të detit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk ka mundësi që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Presion ndërkombëtar për arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë është rritur, ndërsa Kosovës themelimi i Asociacionit të komunave serbe si implementim i marrëveshjeve paraprake. Konjufca tregon një anektodë, për të përshkruar qëndrimin e VV-së karshi themelimit të Asociacionit.

 “Po sa për Asociacionin unë mendoj që është vështirë të bëhet. Asociacioni tash është si një far lloj, beteje pak me mullinjtë e erës. Me bo atë është si ajo anektoda, që i kërkohet atij djalit një zinxhir prej zallit të detit. Me mbaru zinxhir prej zallit të detit. A mundesh me bë zinxhir prej zallit të detit?”, ka thënë ai në emisionin DPT te Fidani.

“Mirë pra. Le ta bëjmë zinxhirin prej zallit të detit. A e din dikush në botë se si bëhet. Kjo është e njëjta. Si për atë punë. Kërkohet diçka që është faktikisht e pamundshme për neve.

Për arsye se Asociacioni është nënshkruar me një emër etnik si marrëveshje. Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar vet principin e marrëveshjes. Ka thënë nuk bëhet një asociacioni etnik. Bashkësia ndërkombëtare po thotë se duhet të formohet. Por ne po ju themi se Serbia e ka qit nënshkrimin se nëse Kushtetuesja e rrëzon, atëherë nuk ka. Si po mendoni se do të bëhet”, shtoi ai.