Konjufca: Me keqardhje dëgjohet se BE-ja po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se BE-ja nuk është akoma e gatshme të heqë masat e padrejta ndaj Kosovës.
Në vend të kësaj, Konjufca thotë se “BE-ja po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, duke përfshirë zëvendëskryeministrin Aleksander Vulin, i cili është i sanksionuar nga SHBA-ja”.
“Me keqardhje dëgjohet se BE-ja po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, duke përfshirë zëvendëskryeministrin Alexander Vulin, i cili është nën sanksionet e SHBA-së për lidhjet e tij të ngushta me Rusinë, ndërsa ata ende nuk janë të gatshëm të heqin masat e padrejta kundër Kosovës” ka shkruar Konjufca në profilin zyrtar të tij në “X”.
Borell dje e ka uruar kryeministrin e ri të Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Vulin, duke thënë se “mezi pres të punojë me ju për ta çuar Serbinë përpara në rrugën drejt BE-së”.