75 Mall Live Search
21:18 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

Konjufca: Me nominimin e Osmanit, LDK ka larguar koalicionin me VV

Nënkryetari i Vetëvendosjes Glauk Konjufca tha se nominimi i Vjosa Osmanit kandidate për kryeministre nga LDK e ka larguar koalicionin me Vetëvendosjen.

Në Debat Plus në RTV Dukagjini tha se LDK ka vepruar njëanshëm dhe se ka dhënë sinjal se dëshiron të shkojë e vetme në zgjedhje.

Konjufca megjithatë tha se do të presin deri në afatin ligjor për koalicione, ndërsa dha të kuptohet se VV nuk lëshon pe sa i përket postit të kryeministrit

. Konjufca ka shpalosur edhe plani që është bërë se si të jetë qeverisja mes dy partive.