Konjufca merr pjesë në seancën e opozitës, për “skandalet” në KEK

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, po merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme për “skandalet” në KEK.
Seanca është thirrur nga opozita, raporton IndeksOnline.
Nga mazhoranca është thënë se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.
Kjo është seanca e katërt me radhë e jashtëzakonshme, në të cilën nuk po marrin pjesë deputetët e pushtetit.
Me radhë, shefat e grupeve parlamentare janë duke mbajtur fjalimet lidhur me pikën e vetme të rendit të ditës./IndeksOnline/