15:23 / E Premte, 24 Mars 2023 / S Z

Konjufca në Gllogjan: Sakrifica e dëshmorëve amanet për brezat e ardhshëm, që ta duan me zemër Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës  Glauk Konjufca, në 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, e cila u zhvillua në Gllogjan, ka thënë se sakrifica sublime e dëshmorëve të rënë përveçse udhërrëfyese e përhershme, mbetet edhe amanet për brezat e ardhshëm që ta duan me zemër, ta ndërtojnë, zhvillojnë dhe mbrojnë Kosovën.

“25 vite më parë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës zhvilloi betejë të ashpër frontale në Gllogjan të Deçanit me forcat agresore të Serbisë. Sot nderuam me pietet kujtimin e dëshmorëve të Epopesë së Dukagjinit – Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj. Sakrifica e tyre sublime, përveçse udhërrëfyese e përhershme, mbetet edhe amanet për ne dhe brezat e ardhshëm që ta duam me zemër, ta ndërtojmë, zhvillojmë dhe mbrojmë Republikën e Kosovës. Ata sot na mungojnë, por heroizmi i tyre duhet të nderohet e respektohet përjetësisht! I përjetshëm qoftë kujtimi i të gjithë të rënëve në altarin e lirisë! Lavdi”, ka thënë Konjufca./Indeksonline/