19:47 / E Hënë, 17 Qershor 2024 / FR

Konjufca në tubimin e VV-së: 19 vjet rrugëtim me beteja politike duke shkuar drejt fitoreve të reja

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në Javën përmbyllëse të LVV-së në përvjetorin e 19-të, tha se 19 vjet rrugëtim që kaluan në vështirësi të mundshme e beteja politike sot janë duke shikuar drejt fitoreve të reja.

“Falënderimi i parë për gjithcka që kemi arritur takon popullit të cilin si Lëvizje i qëndruam pranë i cili nuk na braktisi kurrë , qofshim bashkë drejt horizonteve të reja. Populli na kupton shumë mirë sepse kemi lindur në gjiirin e saj”, tha Konjufca.

Ai falënderoi edhe aktivistët të cilët kanë ndërruar jetë gjatë kauzave politike, si Astrit Dehari, Arbënor Dehari, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, për të cilët tha se nuk i ndali asnjë furtunë politike, dhe që dhanë gjithcka edhe jetën e tyre për ta bërë Kosovën të lirë .