Konjufca: Nëse dalim të parët në zgjedhje, bëjmë koalicion me këtë parti
Deputeti i VV-së Glauk Konjufca ka folur edhe për koalicione të mundshme pas zgjedhjeve të reja.
“Nëse Vetëvendosje del e para do të ia bënim si në vitin 2017 që shkuam te LDK’ja, i bëmë ftesë LDK’së”, thotë ai në T7.
Por, nëse sipas tij, LDK del fituese, Kosova do të ketë një koalicion pas zgjedhor LDK-PDK.
Konjufca konfirmon se ndarjet në Lëvizjen Vetëvendosje kanë filluar shumë kohë më parë.Shpend Ahmeti në kohën kur po bëhej ndarja e kësaj lëvizje politike, kishte marrë pjesë në votimin e këshillit përgjithshëm, po ashtu edhe në mbledhjet që i mbante VV’ja .