10:52 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Konjufca: Nëse marrëveshja kalon, qytetarët le të dinë se humbim territor

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se para se të thuhet që demarkacioni sjell vizat, duhet merret parasysh humbja e territorit.

Konjufca ka thënë se nëse kjo marrëveshje kalon, atëherë duhet ti informojmë qytetarët që humbin territor.

Ai ka shtuar se përgjegjësi për këtë marrëveshje duhet të merr nënshkruesi i marrëveshjes dhe jo opozita.

“Nëse kalon kjo marrëveshje duhet me informuar qytetarët se shteti ynë humb territorit dhe kjo për VV është e papranueshme. Përgjegjësi duhet të marrin ata që e kanë nënshkruar gabim. Se nese nuk ish nënshkruar gabimisht, atëherë deri këtu nuk ishim ardh” është shprehur ai./Indeksonline/