Konjufca nga Tirana paralajmëron se Kurti do t’u përgjigjet shpejt kërkesave të PDK-së për një takim
Zv/kryeministri i parë, njëkohësisht edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, tregoi se negociatat për zgjedhjen e presidentit po vijojnë dhe zgjidhja, sipas tij, do të varet nga vullneti i opozitës.
“Bisedat po vazhdojnë mes kryeministrit dhe partive politike. Ka takuar kreun e LDK-së, një ftesë ia ka dërguar edhe PDK-së. Ata kanë kërkuar disa sqarime shtesë, të cilat me siguri që kryeministri do t’u përgjigjet shpejt. Ka përpjekje për të shkuar në një marrëveshje”, tha Konjufca.
Sipas tij, gjithçka “varet nga vullneti i opozitës”.
“Vetëvendosja nuk insiston patjetër që të ketë emrin e saj në zgjedhjen e presidentit. Nëse nuk ka pasur vullnet, është vërtetuar në seancë ku nuk kanë ardhur. Kjo tregon se ata kërkojnë diçka tjetër, por mirë është të na e thonë se çfarë kërkojnë”, shtoi Konjufca.

