75 Mall Live Search
17:49 / E Enjte, 03 Prill 2025 / A. M.

Konjufca njofton për mbledhje me kryetarë të subjekteve politike

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbahet mbledhja me kryetarë të subjekteve politike për përgatitjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është caktuar më 15 prill.

Në një njoftim, Kuvendi i Kosovës, duke iu referuar Glauk Konjufcës si kryetar i Kuvendit, tha se ai do t’i mbledhë udhëheqësit e partive të martën në sallën C 301, nga ora 12:00.

Rendi i ditës:

Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës IX të Kuvendit të Republikës së Kosovës.