18:00 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Konjufca nuk respekton masat antiCovid, shëtitë në rrugë pa maskë

Ish ministri i Punëve të Jashtme në qeverinë e kaluar, Glauk Konjufca, është parë duke u endur rrugëve të Prishtinës pa maskë, shkruan IndeksOnline.

Në disa fotografi që janë dërguar në redaksi e IndeksOnline nga lexuesit shihet se Konjufca kishte dalë për të kryer pazaret e ditës pa maskë, ndonëse nuk dihet kur janë realizuar këto foto.

Por siç duket, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes nuk po ia vë veshin ligjit të Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë, masken po e mbanë në dorë.

Sipas këtij ligji, personi fizik i cili nuk bart maskën në publik dënohet me 35 euro.

Ndryshe, Policia e Kosovës sot kishte ndaluar në shesh edhe ish ministrin e Arsimit, Shyqri Bytyqi pasi nuk barte maskë./IndeksOnline/