75 Mall Live Search
21:14 / E Martë, 16 Mars 2021 / OSH

Konjufca për kërkesën e Enver Hoxhaj: Të thuash se VV duhet t’i kërkoj falje PDK’së – fort arrogante

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje sonte në “Rubikon” ka folur për kërkesën e Enver Hoxhaj nga PDK-ja që Lëvizja Vetëvendosje të distancohet nga dhuna politike që kanë bërë para 4 vitesh, shkruan IndeksOnline.

Konjufca këtë kërkesë të Hoxhajt e vlerësoj “fort arrogante”.

Ish-ministri i MPJ-së tha se VV ka kërkuar bashkëpunim dhe bashkërëndim në temat nacionale me partitë politike.

“Unë konsideroj që të thuash se VV duhet të përkulet para PDK-së, të rrëfehet dhe të kërkoj falje, të kërkoj të jetë e falur prej Enver Hoxhaj, mendoj që është qëndrim fort arrogat, prej një partie që është ndëshkuar prej elektoratit. Konsideroj se PDK-ja ka rezultatin më të dobët në zgjedhje qysh prej vitit 2001.

Ne jemi munduar që për aspekte të ndryshme të konsolidimit shtetëror dhe çështjet e ndjeshme, jemi munduar dhe kemi bërë thirrje të arsyeshme që të këtë një bashkërëndim sa i përket temave prej dialogut të Serbisë”, tha ai.

Konjufca pyeti se “Pse kjo dorë e zgjatjes së bashkëpunimit të pritet me arrogancë dhe mllef”.

“E para Hoxhaj ia mveshi VV-së, dhe mendoj që është shumë e rerzikshme për demokracinë, një akt për të cilin edhe institucionet e drejtësisë e kanë liruar VV-në nga përgjegjësia – goditjen e Kuvendit të Kosovës me armë të rënda.

Pse kjo dorë e zgjatjes së bashkëpunimit të pritet me arrogancë dhe mllef”, shtoi ai./IndeksOnline/