75 Mall Live Search
15:10 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Konjufca për rritjen e pagave: Çka do të bëni ju mbas 200 ditëve

Deputeti i VV-së, Glauk Konjfuca në debatin për buxhetin ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj.

Konjufca ka thënë se është një vendim i keq dhe barrë e madhe buxhetore, rritja e pagave, shkruan Indeksonline.

Ai ka shtuar se është një shembull i keq kur një zyrtar duke shfrytëzuar pozitën e tij merr vendim për t’ia rritur rrogën vetvetes.

Ai në formë ironie ka pyetur se kur të bëhen 200 ditë, çka do të ndodh.

“Ministrat sot qenkan të gjithë këtu, problem paska qenë rritja e rrogave që ju me ardh këtu. Vendimi për me i rritë pagat e gjithë kësaj morie të ministrave e të mos flasim zëvëndësministrave, është barrë e madhe buxhetore, dhe një vendim shumë i keq. Ky është një konflikt i qartë interesi, është shembull më i keq nëse zyrtarët publik shfrytëzojnë pozitën për me i rritë rrogën vetvetes. Ju vec 100 ditë i keni bë, cka do të bëhet kur të bëhen 200 ditë” ka thënë Konjufca./Indeksonline/