75 Mall Live Search
22:44 / E Diele, 05 Dhjetor 2021 / AR

Konjufca për vdekjen e Bob Dole: Sot Kosova humbi një mik të madh

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas vdekjes së senatorit amerikan, Bob Dole.

Ai tha se sot Kosova humbi një mik të madh, ndërsa bota një luftëtar të paepur për lirinë dhe demokracinë globale, raporton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Kosova sot humbi një mik të madh, ndërsa bota një luftëtar të paepur për lirinë dhe demokracinë globale. Bob Dole, senatori dhe lideri republikan në SHBA, vizitoi Kosovën në vitin 1990.

Kjo vizitë historike alarmoi komunitetin ndërkombëtar për gjendjen e vështirë dhe shkeljen brutale të të drejtave të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Senatori Bob Dole ishte përkahës i madh i lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë, si dhe punoi me përkushtim deri në çastet e fundit të jetës për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Në këto momente të dhembjes, zemrat tona bashkëndjejnë me familjen Dole dhe popullin amerikan.

Prehu në paqe miku ynë i madh!