Konjufca përkrahje Jetonit të Kaçanikut!

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është duke vazhduar mbështetjen për partinë e tij, Lëvizjen “Vetëvendosje”.
Ai qëndroi sot në qytetin e Kaçanikut krah për krah me kandidatin për kryetar, Jeton Raka.
Gjatë një tubimi me qytetarët e kësaj komune, Konjufca u pyet se cili subjekt politik është rivali më i madhi në këto zgjedhje.

“Zotëri kryetar, ne si VV jemi në 12 kouna në balotazh. I kemi katër kundërshtarë të ndryshëm, prej PSD-së, AAK-së, LDK-së dhe PDK-së. Jeni ballafaquar me krejt këto. Edhe na si Lëvizje por edhe ju personalisht ma shumë.
“E dimë që kundërshtarë të mirë nuk ka, por cili mendon se është kundërshtari më i keq prej këtyre 4-ve”, ishte pyetja e qytetarit.

Kurse, Konjufca u përgjigjë: “Unë mendojë që ato tjerat gjithmonë dhe shpesh mu kanë pas dok si me qenë një parti. Për shkak të modelit qeverisës që e kanë pas unë pak i kum dallu sepse i dallon logoja e partisë dhe kanë shkronja të ndryshme”. /Indeksonline/




