Konjufca pret në një takim homologen e tij sllovene
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/07/449339609_1679289639510773_5504745489381640580_n-768x570-1.jpg)
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në një takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič.
Takimi ndërmjet kryetarëve është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës dhe pas takimit, kryetarët Konjufca dhe Klakočar Zupančič, do të mbajnë konferencë për media.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/07/448931170_1578188772763728_5629644241090903294_n-1333x1000-1-1024x768.jpg)
Po ashtu, sot gjatë ditës kryetarja Klakočar Zupančič do të pritet në takim edhe nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.