13:30 / E Hënë, 03 Tetor 2022 / MSH

Konjufca pret në takim ambasadorin e Tajlandës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, do të presë sot në takim ambasadorin e Tajlandës, Nipon Petchpornprapas.

Petchpornprapas është rezident në Hungari.

Takimi pritet të fillojë në ora 15:00.

Konjufca dhe Petchpornprapas do të takohen në kabinetin e Kryetarit.