Konjufca pret në takim Koordinatoren e OKB-së për Zhvillim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, do të takohet sot me Koordinatoren për Zhvillim nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Arnhild Spence.
Takimi do të fillojë në ora 12:30, në kabinetin e kryetarit Konjufca.
Kështu ka bërë të ditur Zyra për Informim e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Vizita e Spence në Kosovë po bëhet dy javë pasi ajo mori këtë post.
Emërimi i saj si Koordinatore e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë u bë më 5 shtator, nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.