75 Mall Live Search
16:16 / E Martë, 21 Shkurt 2023 / MSH

Konjufca pret nesër ambasadorin jorezident të Pakistanit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nesër do të presë në takim ambasadorin jorezident të Pakistanit, Yousaf Junaid.

Kështu ka bërë të ditur Kabineti i Kryetarit.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin jorezident të Pakistanit, Yousaf Junaid” thuhet në njoftim.

Takimi pritet të fillojë në ora 11:50.