75 Mall Live Search
18:09 / E Martë, 16 Janar 2024 / k.v

Konjufca priti në takim ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu. 

Kryetari Konjufca vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe i shprehu mirënjohje Ambasadorit De Riu për mbështetjen e vazhdueshme që Italia mike, si një ndër aleatët më të rëndësishëm, i ka dhënë ndër vite Kosovës në proceset e shtetndërtimit, integrimit evropian dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar. 

Në këtë kontekst, Kryetari i Kuvendit vuri në pah nevojën e vazhdimit të mbështetjes për proceset integruese që ka përpara shteti ynë.  

Ambasadori De Riu falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen dhe konfirmoi përkrahjen e shtetit italian për Republikën e Kosovës. 

Po ashtu në takim u ritheksua gatishmëria e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët në mes dy vendeve.