20:48 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Konjufca: Pse po i mashtroni qytetarët për viza, dilni jepni përgjegjësi para tyre

Deputeti i VV-së, Gauk Konjufca ka thënë se politikanët që kanë premtuar liberalizim të vizave për cdo vit, duhet të dalin para qytetarëve dhe të jepin përgjegjësi.

Por, Konjufca ka adresuar kritika edhe në drejtim të Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se në BE ekziston ky paradoks që thonë se Kosova i ka përmbushur kriteret, por që në anën tjetër, thonë se nuk ka viza.

Sipas tij, BE duhet të tregoj nëse i ka plotësuar ose jo kriterët, raporton Indeksonline.

Pjesë nga fjalimi i Konjufcës:

Prej kohë kur Kryeministër ishte Hashim Thaçi u premtua për liberalizim të vizave.

Prej atëherë kur është bërë premtimi i kryeministrit, kanë kaluar tri qeveri edhe dje komisionari Hahn na tha se nuk ka viza para vitit 2020.

Premtimi ka ndodh tri vjet para se ma ardh udhërrëfyesi për vizat.

A këtu politikanët e papërgjegjshme e premtojnë vizat prej vitit 2009 për çdo vit, pa kurrëfar dallimi, me të njëjtat fjalë.

Kryeministri aktual, bashkë me Presidentin i bindën qytetarët se veç edhe një kusht edhe ndodh liberalizimi i vizave.

Kuvendi duhet me miratu demarkacionin, se do të vijë pastaj vizat. Kryeministri brenda tre muajve ka premtuar vizat, pas miratimit të demarkacionit.

Demarkacioni kaloj në vitin e kaluar, në vitin 2017, komisonari erdh e  tha se nuk do të kemi viza deri në vitin 2020.

Kjo tregon joseriozitetin e Qeverisë dhe premtimet e politikanëve.

Edhe qeveria e kaluar, që u rrëzua, u rrëzua me arsyetimin që nuk po dinë me marrë vendime lidhur me vizat, e këta thanë se na dimë me marrë vendime të mëdhaja.

Pse i keni mashtru qytetarët. Politikanët duhet me jep përgjegjësi, fjalën kur e thu, më mbajtë. Ata duhet me dalë para qytetarëve e me tregu pse kanë mashtru.

Aq mizerie që  është pushteti, sa zyrtarët e BE-së thonë se Kosova i ka plotësuar kushtet, por edhe pse i ka plotësua nuk ua jepim vizat.

Porosia është ndërrimi i qeverisë. Më shtetësi e territor kurrë s’kemi qenë ma të pasigurtë.

Kosova ma shumë ka pas ç’njohje se njohje të pavarësisë.

Nuk jam veç për kritika ndaj pushteti. Do kritika i meriton edhe BE-ja.

Ose i ka plotësu Kosova kushtet, e kur thu jepja vizat, nëse nuk i ka plotësu tregoni, nëse Kosova si ka plotësu.

Tregoni cilat janë, edhe ua lehtësoni jetën qytetarëve edhe argumentet opozitës.

Është paradoks, kjo që thonë se Kosova i ka plotësu kushtet, por nuk u jepim liberalizimin e vizave./Indeksonline/