75 Mall Live Search
10:26 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / LB

Konjufca reagon për aksidentin fatal në Bullgari: Bashkëndjejmë dhe jemi me ta në këtë tragjedi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas aksidentit fatal në Bullgari në të cilin humben jetën 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

I pari i Kuvendit i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Postimi i plotë i Konjufcës:

Ky mëngjes na tronditi me lajmin e hidhur për tragjedinë e ndodhur ne Bullgari. 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut njoftohet se kanë humbur jetën në autobusin që po kthehej nga Turqia.

Ngushëllime familjarëve të viktimave, bashkëndjejmë dhe jemi me ta në këtë tragjedi, si dhe lutemi për shërimin sa më shpejtë të të lënduarve.