Konjufca shkon në Kaçanik, i jep mbështetje kandidatit të VV-së për kryetar të komunës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot ka qëndruar në Kaçanik në përkrahje të kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Kaçanikut, Jeton Raka.
Në këtë takim takim të organizuar bashkë me biznese të ndryshme u fol për problematikat që ata kanë në këtë kohë pandemie.
“Me ardhjen e Vetëvendosjes në krye të pushtetit në Kaçanik, qasja ndaj bizneve do të jetë më e madhe duke krijuar fonde të posaçme në ndihme të tyre”, thuhet ndër të tjera në postimin e VV-së.
Postimi i plotë i VV-së në Kaçanik:
Sot, kryekuvendari Glauk Konjufca qëndroi për vizitë në Kaçanik, duke i dhënë përkrahje maksimale kryetarit në ardhje Jeton Raka. Në këtë takim të organizuar bashkë me biznese të ndryshme u fol për problematikat që ata kanë në këtë kohë pandemie, mbështetjen e munguar nga ana e komunës, nga ku premtuam dhe u zotuam se me ardhjen e LVV-së në krye të pushtetit, qasja ndaj bizneseve do të jetë më e madhe duke krijuar fonde të posaçme në ndihmë të tyre.
#BashkëQeverisim #JetonRaka144

