12:58 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Konjufca solidarizohet me SHBA-të për koronavirusin: Do ta kalojmë këtë së bashku

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konfjuca është solidarizuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në këtë luftë kundër koronavirusit.

Ai tha se tani kemi nevojë për unitet dhe solidaritet më shumë se kurrë, shkruan Indeksonline.

Republika e Kosovës shfaq solidaritet me njerëzit në SHBA në këtë kohë të vështirë në luftën tonë të përbashkët kundër koronavirusit.

Ne kemi nevojë për unitet dhe solidaritet më shumë së kurrë, në të gjithë cepat e botës.

Do ta kalojmë këtë së bashku”, ka shkruar Konjufca./Indeksonline/