75 Mall Live Search
07:47 / E Premte, 03 Nëntor 2023 / L K

Konjufca sot pret në takim Raportuesen e Asamblesë Parlamentare të KE-së, Dora Bakoyannis

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot pret në takim Raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis.

 Takimi pritet të fillojë prej orës 11:30.

Bakoyannis është takuar dje gjatë ditës me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Osmani e njoftoj Raportuesen Bakoyannis se Kosova është e përkushtuar që t`i përmbushë të gjitha standardet e Këshillit të Evropës për anëtarësim.

Ajo gjithashtu është takuar edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./IndeksOnline/