10:57 / E Shtunë, 18 Qershor 2022 / MSH

Konjufca sot takon ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dje ka udhëtuar për në Hagë për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Shefi i kabinetit të tij, Ilir Kërçeli, ka konfirmuar për Klankosova.tv, se takimet me ta do t’i zhvillojë sot.

Ndryshe, Kërçeli ka bërë të ditur se Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi e kanë pranuar vizitën e Konjufcës.