12:40 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / L K

Konjufca takohet me Komitetin Parlamentar të Arabisë Saudite, theksohet intensifikimi i marrëdhënie

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës priti sot në një takim Komitetin Parlamentar Arabi Saudite – Kosovë, i cili po qëndron për një vizitë në vendin tonë. 

Duke i falënderuar përfaqësuesit e komitetit nga Arabia Saudite, kryetari Konjufca tha se raportet e mira midis dy vendeve tona duhet të jenë pikënisja nga ku gjejmë mënyrat më të mira të zhvillimit dhe forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit, në secilën fushë që e kërkon interesi i përbashkët.

Përfaqësuesit e Komitetit Parlamentar Arabi Saudite – Kosovë theksuan gatishmërinë e Arabisë Saudite për intensifikimin e raporteve mes vendeve tona në të gjitha fushat e nevojshme. 

Palët u pajtuan se ky takim i kontribuon qëllimit të dyanshëm për angazhim sa më të gjerë në drejtim të interesave të përbashkët.

Nga delegacioni arab e falënderuan kryetarin Konjufca për mikpritjen dhe diskutimin për çështje me interes për vendet tona.