Konjufca takohet me presidentin e Estonisë, e njofton për situatën politike në Kosovë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me presidentin e Estonisë, Alar Karis.
Në këtë takim ata kanë diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Estonisë.
“Diskutuam për bashkëpunimin e deritanishëm mes nesh, duke ndaluar te nevoja e shqyrtimit të mundësive për të forcuar edhe më tutje raportet mes vendeve tona që ndajnë interesa, vlera dhe qëllime të përbashkët”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

