75 Mall Live Search
16:54 / E Premte, 27 Shkurt 2026 / F.R

Konjufca takon ambasadorin Blaj, theksohet thellimi i bashkëpunimit Kosovë–Slloveni

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Sh.T. Borut Blaj.

Ambasadori Blaj e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për detyrën e re dhe shprehu mbështetjen e plotë të Sllovenisë për objektivat ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Takimi u zhvillua në frymë miqësore, duke rikujtuar bashkëpunimin e mirë ndër vite dhe duke theksuar angazhimin për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Republika e Kosovës mbetet mirënjohëse për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë.