75 Mall Live Search
15:01 / E Premte, 21 Shkurt 2025 / S Z

Konjufca takon ambasadorin britanik, flasin për situatën paszgjedhore

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërsisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Hargreaves për vizitën e tij dhe u shpreh se Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat kyç për Kosovën, në aspiratat e saj të integrimeve dhe zhvillimit të gjithanshëm, e në të njëjtën kohë edhe në rrafshin gjeopolitik.

“Në këtë kuadër, bashkëbiseduesit folën edhe për çështjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, por edhe për atë në nivel më të gjerë. Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe rreth situatës paszgjedhore në Republikën e Kosovës, nga e cila vijohet me formimin e qeverisë dhe legjislaturës së ardhshme, duke marrë përsipër synimet dhe interesat e vendit tonë”, thuhet në njoftimin për media./Indeksonline/