75 Mall Live Search
13:42 / E Martë, 21 Mars 2023 / L K

Konjufca takon Shefin e Misionit të OSBE-së, shkëmbyen pikëpamje në lidhje me procesin e reformës zgjedhore

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Në takim, ndër të tjera, u diskutua për punën e legjislativit dhe u shkëmbyen pikëpamje edhe në lidhje me procesin e reformës zgjedhore.

Konjufca falënderoi ambasadorin Davenport për mbështetjen e deritashme të Kuvendit nga ana e Misionit të OSBE-së, sipas tij një ndër prioritetet kryesore të kësaj legjislature është reformimi i sistemit zgjedhor dhe shprehu përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.