75 Mall Live Search
12:44 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / S Z

Konjufca takon të dërguarin e posaçëm slloven, flasin për bashkëpunimin

Kryetari i Kuvendit Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh, me të cilin ka biseduar për anëtarësimin e vendit tonë në strukturat ndërkombëtare.

Kryetari i Kuvendit Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš, me të cilin ka biseduar për anëtarësimin e vendit tonë në strukturat ndërkombëtare.

Sipas njoftimit nga kuvendi, Konjufca e njoftoi Frangeshin aktualitetin politik në Kosovë, që sapo ka kaluar nëpër një periudhë fushate elektorale dhe zgjedhjesh parlamentare, që do të përcaktojë legjislaturën e re të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Kryetari Konjufca shprehu vlerësim për raportet midis Republikës së Kosovës dhe Sllovenisë, duke i konsideruar ato të rëndësishme, sidomos në perspektivën e ambicieve tona të integrimeve evropiane apo anëtarësimit të vendit tonë në strukturat ndërkombëtare. Ai shtoi se dy vendet tona ndajnë vlera, qëllime dhe interesa të përbashkëta, prandaj duke ruajtur angazhimin dhe gatishmërinë tonë duhet të përdorim të gjitha mundësitë për të thelluar gjithnjë e më shumë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera në të gjitha drejtimet“, thuhet në njoftim.

Më pëas theksohet se Konjufca e falënderoi  Anzhej Frangeshin për vizitën dhe për diskutimin e frytshëm, që zhvillohet përbrenda kuadrit të partneritetit të vyer e të palëkundur midis vendeve tona.