75 Mall Live Search
10:59 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Konjufca: Të mos aplikojmë këtë vit në Interpol, gjendja s’duket e mirë

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka kërkuar në mbledhjen e Qeverisë që të shqyrtohet mundësia e mosaplikimit të Kosovës këtë vit në Interpol.

Konjufca tha se sipas analizave të brendshme, Kosova s’ka ndryshuar pozicion sa i përket mbështetjes.

“Është një çështje e ngutshme, është lënda aktive për aplikim i Kosovës në Interpol, që do të aktivizohet shumë shpejt. Sipas analizave të brendshme të ministrisë që përfaqësoj, gjendja nuk duhet shumë optimiste, krahasuar me vitet e kaluara, me e thënë të drejtën, Kosova nuk ka ndryshuar pozicion sa i përket mbështetjes, nëse krahasohen votimet me dy vjetët e kaluar, kështu që ne do të marrim një vendim, sipas analizave sipas të gjitha parametrave, Kosova do të kishte të njëjtin rezultat po të aplikonte edhe këtë vit”, tha ai.

“Propozohet që të jetë një takim në vitin e ardhshëm, që është shumë më i përshtatshëm për ne për vendin ku mbahet që është në Turqi ku do të mund të ndodhte një punë më e madhe sepse e kemi trashëguar një gjendje të rëndë dhe neve na ka ndodhë dështimi i votimit për anëtarësim të Kosovës në Interpol. Më duket se më 1 ose 2 mars vetëm kjo çështje vendoset, ne duhet t’i lajmërojmë institucionet përkatëse që Kosova nuk do të aplikojë këtë vit, kjo sipas burimeve është këshilla e miqve tanë”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se do ta trajtojë këtë çështje me urgjencë./IndeksOnline/