75 Mall Live Search
09:38 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / S Z

Konjufca: Të tronditur nga sulmi mbi civilët, qëndrojmë fuqishëm krah populli mik amerikan

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca,  ka thënë se janë tronditur nga lajmi për sulmin nga një person i armatosur mbi civilët amerikanë, ku mbetën të vdekur së pagu 22 persona.

Ndërsa ka pohuar se ne këto momente të vështira, qëndrojnë fuqishëm në krah të popullit mik amerikan dhe pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre.

“Të tronditur morëm lajmin për sulmin nga një person i armatosur mbi civilët amerikanë.  Në këto momente të vështira qëndrojmë fuqishëm në krah të popullit mik amerikan, pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe duke iu dëshiruar shërim sa më të shpejtë të plagosurve”, ka shkruar konjufca në Facenbokk.