Konjufca thotë se këta politikanë duan ndarjen e shtetit, Hotin e quan kryeministër “kukull”

Ish-ministri i Puënve të Jashtme nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në pesë vjetorin e nënshkrimit të “Zajednicës” ka thënë se ekzistojnë dy lloj të politikanëve.
Konjufca ka vlerësuar se politikanet e LDK-së janë pro Zajednicës dhe ata të PAN-it janë pro shkëmbimit territoria, shkruan IndeksOnline.
Ai e ka quajtur kryeministrin e tanishëm , Avdullah Hotin, kryeministër “kukull” që po ia mësyn tavolinës së negociatave.
Konjufca tha se VV është kundër çfardo arritje së marrëveshjes me Serbinë pa zgjedhje të reja.
Postimi:
Nga konferenca e sotme me rastin e 5 vjetorit të nënshkrimit të ‘Zajednicës’.
Janë dy lloje të politikanëve, ata të LDK-së që janë që janë pro ‘Zajednicës’ dhe ata të PAN-it, që janë pro shkëmbimit territorial që përmes një kryeministri “kukull” po ja mësyjnë tavolinës së negociatave. Lëvizja VETËVENDOSJE! i kundërshton të dyja këto projekte pasi ato të dyja kanë për rezultat përfundimtar ndarjen e Kosovës, ndarjen e shtetit tonë. Lëvizja VETËVENDOSJE! është po ashtu kundër arritjes të çfarëdolloj marrëveshje që quhet ‘finale’ me Serbinë pa u organizuar zgjedhjet e reja që e japin edhe një qeveri me legjitimitet të plotë për të qeverisur me vendin.