21:21 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / Blerim

Konjufca thotë se nëse ia heqim krejt barrierat Serbisë, kjo do të jetë vetëvrasje

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në  debat televiziv në “Syri televiziv” ka folur edhe për Mini-Shengenin Ballkanik, ai ka thënë se ne i themi mini Novi Sadi, sepse kjo është krijuar një Serbi

“ Kjo ka qenë ëndërr e madhe e Serbisë për me e krijua tregun e madh mes Kosovës Shqipërisë dhe  Maqedonisë. Ky është një favor shumë i madh për Serbinë, t’i krijohet brenda hapësirës shqiptare një pozitë dominate shtetit serb”, theksoi Konjufca.

Ai ka thënë se duke parë prodhimtarinë në Kosovë dhe Shqipëri, nëse bëhet një treg i përbashkët, do të shikohet se cila do të jetë situata ekonomike pas 10 viteve.

“Jam  bindur se Kosova dhe Shqipëria do të jenë koloni e Serbisë në aspektin ekonomik”, tha Konjufca.

Ai ka thënë se në këtë situatë që Serbia nuk e njeh dhe e ka brenda kushtetues dhe që bën vazhdimisht fushatë për heqjen e njohjeve të Kosovës dhe nëse ia heqim krejt barrierat  Serbisë, kjo  është vetëvrasje.