21:10 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Konjufca thotë se Vetëvendosje në preferenca e kishte LDK-në që nga viti 2010!

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është deklaruar sot lidhur me çështjen e arritjes së koalicionit me LDK-në.

Ai tha se ka ngecje në një pikë specifike, dhe se vetëm të imagjinohet një situatë, pra pozicioni i presidentit jashtë kornizës së marrëveshjes, të imagjinohet për vetëm 60 sekonda arrihet marrëveshja.

“Këtu është problemi, këtu kemi ngecur dhe ky është realiteti. Mendoj që as VV nuk ka nevojë për LDK-në, as LDK nuk ka nevojë për VV-në. Shteti i Kosovës ka nevojë për qeveri, prej këtij principi duhet të nisemi, kur themi se Kosova ka nevojë për qeveri dhe institucione, mendoj se secili e ka përgjegjësinë e vetë. Çdo gjë që ka bërë gjithsecili në skenën politike të Kosovës, por edhe më herët secili e ka arkivin e vetë, edhe historia e popullit të Kosovës. Kur ti do të testohesh para qytetarëve ata nxjerrin bilancin dhe të nxjerrin vlerësimin ty. VV, kushdo që ka bë, çfarëdo që ka bë prej vitit 2001 as nuk mundet me i ndryshu apo  me i kthy prapa, secili i ka ato në arkivin e historisë së Kosovës dhe del para qytetareve. Prej kur ka hy VV në qeverisje, para asaj që LDK ka shku me PDK-në, edhe kur në 2007-2010 LDK vinte prej një qeverisje me PDK-në, edhe ne 2014-2017 kur LDK ishte në qeverisje me PDK-në, ne edhe në 2014 pas kësaj përvoje u pozicionuam për një koalicion me LDK-në.Në vitin 2017 sërish erdhën zgjedhjet nacionale, për kë ishte e përcaktuar VV? Për koalicion VV-LDK, edhe në zgjedhjet 2019 për kë ishte VV? Për çfarë koalicioni, për këtë që po ndodhë sot. Domethënë VV prej 2010 kur ka hy në institucione ka pas konsistencë në preferencat e subjektit politik me të cilin do me bë bashkëqeverisje”, tha Konjufca, transmeton Indeksonline.

Konjufca u pyet edhe për ndryshimin e qëndrimit të VV-së drejtë liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

Spcifikisht ai u pyet edhe për të famshëm “Isë, Isë argatë i Serbisë”, që dikur i drejtohej pikërisht Mustafës.

Ai tha se kjo gjë ishte pjesë e një parulle të një prej protestave të VV-së kundër vendimit të Mustafës për Zajednicën.

“Secili në Kosovë i ka vendimet dhe gabimet e veta. Gabimi i DLK-së në të kaluarën, unë e kam kritiku Zajednicën, ka qenë i gabueshëm, shyqyr që është anulu edhe shyqyr thotë edhe LDK tash sepse është mirë për Kosovën, e këto fjalë nuk i ndërroj kurrë kritik jam edhe sot edhe atëherë kur ka ndodhë për Zajednicën. Ka qenë protestë, dhe aty ka pas parulla si në çdo protestë pra. Parullë ka qenë ajo, ka qenë protestë kundër Zajednicës  pra nuk ka qenë qëndrim politik, “Isë, Isë,argat i Serbisë”, ka qenë pjesë e protestës kundër Zajednicës.Ky vendim për të cilin po i lidhë parullat, kam thënë se është fundi i Kosovës. Edhe në 2029 ka me thënë kështu. Është një dokument në të cilin Isa Mustafa e ka vendos nënshkrimin e tij, por edhe pikën që atë duhet të vlerësojë Gjykata Kushtetuese. Atëherë as nuk jam marrë me këtë punë, sepse duhej të merreshim me protesta”, shtoi Konjufca./Indeksonline/