15:32 / E Diele, 07 Janar 2024 / LB

Konjufca ua uron Krishtlindjet serbëve ortodoksë të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar qytetarët serbë të Kosovës të besimit ortodoksë.

“Në frymën e mirësisë ndaj njëri-tjetrit dhe shpresës së përbashkët për njëri-tjetrin me të cilën vjen kjo festë, dëshiroj që të gjithë qytetarëve tanë serbë të besimit ortodoks t’ua uroj Krishtlindjen! Mesazhet e ngrohtësisë, paqes, solidaritetit dhe respektit qofshin ato të cilat përshkojnë këtë ditë të kremtimit e festimit. Gëzuar Krishtlindjen e kalendarit julian, mbarësi e gëzime në familjet tuaja!”, ka shkruar Glauk Konjufca.