08:18 / E Enjte, 13 Maj 2021 / OSH

Konjufca uron besimtarët për festën e Bajramit, kërkon respektimin e masave antiCOVID

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët muslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Konjufca ka shtuar se Fitër Bajrami është festa e solidaritetit që shënon fundin e muajit të Ramazanit, muajit të Kuranit, mëshirës, faljes dhe pendimit.

“Të gjithë së bashku të shikojmë të ardhmen me shpresë e guxim në përputhje me traditat tona të unitetit dhe mbështetjes së ndërsjellë që na ka ruajtur dhe mundësuar që të ecim përpara brez pas brezi. Solidariteti me të tjerat dhe besimi në zemrat tona do të sjellin paqe dhe qetësi në këto kohë të pasigurisë”, tha Konjufca.