75 Mall Live Search
11:10 / E Martë, 07 Janar 2025 / Z S

Konjufca uron Krishlindjen ortodokse: Të mbizotërojë mirësia, toleranca e solidariteti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka uruar të gjithë besimtarëve, Krishtlindjen ortodokse.

Konjufca u shpreh se në frymën e kësaj feste të shpresës, harmonisë dhe paqes, uroj që sot e gjithmonë të mbizotërojë mirësia, toleranca, solidariteti dhe përkushtimi

”Gëzuar Krishtlindjen ortodokse të gjithë qytetarëve tanë të këtij besimi!Në frymën e kësaj feste të shpresës, harmonisë dhe paqes, uroj që sot e gjithmonë të mbizotërojë mirësia, toleranca, solidariteti dhe përkushtimi ndaj më të mirës për njëri-tjetrin dhe për shoqërinë tonë”, ka shkruar Konjufca.

Kjo ditë e shënuar e Krishtlindjes ortodokse të kalendarit julian, uroj t’i gjejë ata që e festojnë me shëndet, begati dhe përmbushje shpirtërore, me mesazhet më të mira e më të ngrohta të dashurisë dhe paqes, ka shtuar më tutje kreu i kuvendit./Indeksonline/