75 Mall Live Search
13:41 / E Martë, 07 Mars 2023 / L K

Konjufca uron mësuesit për 7 mars, “Dita kur përkulemi me nderim”

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca në rastin e 7 marsit, ditës se mësuesit ka uruar të gjithë mësimdhënësit.

Konjufca shkruajti në rrjetin e tij Facebook, “Dita kur përkulemi me nderim dhe mirënjohje para forcës më përparimtare të shoqërisë sonë”, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Sot është Dita e Mësuesit. Dita kur përkulemi me nderim dhe mirënjohje para forcës më përparimtare të shoqërisë sonë.

Mësuesit tanë, nga rilindasit e deri në ditët e sotme, nuk janë vetëm simbol i edukimit dhe arsimimit të brezave të tërë të kombit por edhe heronj e burim frymëzimi në rrugën e lirisë, dalzotës dhe vija e parë e qëndresës atdhetare përballë sfidave shekullore.

Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë, thuhet për pishtarët e dijes.

Suksese në misionin tuaj të shenjtë dhe urime 7 Marsin!