75 Mall Live Search
12:28 / E Hënë, 28 Tetor 2024 / S Z

Konjufca vazhdon ta ngacmojë Abelardin, tregon çka i tha brenda mbledhjes së kryesisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ironizuar me shefin e Grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, kur është pyetur për mungesën e VV-së në kuvend.

“Abelardi ka përvojë se dikur PDK-ja kishte funksionuar me 57 deputetë, por atëherë i ndihmojke LDK-ja, e tani jo”, ka thënë Konjufca

Deputeti i PDK- së i ka thë Konjufcës që këtë do ta tregojë në mandatin e ardhshëm.

Tahiri po ashtu ka thënë se nuk do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, kur ato të vijnë në kuvend.

Ndërsa kur është pyetur nësë do të votohet buxheti, Tahiri nuk ka dhënë përgjigje.