Konjufca vlerëson kontributin e Tërnavës dhe BIK-ut për parandalimin e përhapjes së Covid-19
 
				Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava.
Myftiu Tërnava e përgëzoi kryekuvendarin Konjufca për detyrën e re, i uroi suksese dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim e mbështetje.
Kryekuvendari Konjufca e falënderoi myftiun Tërnava për bashkëpunimin e ndërsjellë, duke vlerësuar sidomos kontributin e tij dhe të BIK-ut në parandalimin e përhapjes së COVID-19.



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                