75 Mall Live Search
14:49 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

Konjufca vlerëson lart mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në vendin tonë, Bojan Bertoncelj, me të cilin diskutoi për raportet e mira që të dy vendet kanë ndërtuar ndër vite.

Ambasadori Bertoncelj i përcolli Konjufcës urimet e homologut të tij slloven, Dejan Zidan, me rastin e zgjedhjes në krye të Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari vlerësoi lart mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën në të gjitha proceset, ndërsa përkrahjen për Kuvendin e konsideroi të një rëndësie të veçantë.

Ai tha se nëpërmjet kësaj mbështetjeje, Kuvendi ka arritur të avancojë kapacitetet në shumë aspekte të punës së tij, ndërsa theksoi nevojën që bashkëpunimi midis dy parlamenteve të forcohet edhe më tej në të ardhmen.