75 Mall Live Search
21:37 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Konjufca: VV s’ka problem me emrin e Vjosës për presidente, por LDK po kërkon më shumë se çka i kërkoi PDK-së

Vetëvendosje dhe LDK ende nuk po arrijnë të lidhin koalicionin qeverisës dhe i gjithë problem duket se qëndron pikërisht tek posti i presidentit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se të gjitha subjektet politike duhet të ulen e të vijnë te një president i cili Kosovës i bën nder dhe në mënyrën më të mirë e përfaqëson unitetin e popullit të Kosovës.

Ai tha se LDK ka kërkuar dy figurat më të rëndësishme të vendit, Presidentin dhe Kryeparlamentarin.

“Kryeparlamnetarin dhe presidentin për LDK-në, pra 8 me 7 për LDK-në. Madje dëgjojë shumë figura të LDK-së që thonë se kryeministri është sa katër a pesë pozita, por mendoj se kjo çështja ka një problem në argumentim. Shteti i Kosovës deri tash kemi parë se si ka funksionu me disa defekte të qeverisjes së deritanishme. P.sh kryeministri në performimin e tij është paraqit si shumë më i fuqishëm sesa mendoj se ia lejon Kushtetuta, sidomos me Parlamentin. Parlamenti shumë e kufizon Qeverinë, pra me e lexu Kushtetutën se si duhet me vepru Parlamenti ndaj qeverisë duhet me pas deputetin e ndërgjegjshëm edhe pse është minsitër i yti e me u përgjigj”, tha ai në RTV Dukagjini, transmeotn Indeksonline.

Konjufca madje u pyet se si i sheh emrat e lakuar si mundësi e LDK-së për t’i propozuar për President të Kosovës.

Ai tha se është herët të flitet, por që Vetëvendosje nuk ka kurrfarë problemi me emrin e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.

“Është e rëndësishme prej nga vjen presidenti, por e rëndësishme është edhe me hy në këto standarde kushtetuese, me vepru sipas këtyre kompetencave që ia përshkruan kushtetuta. Nëse fantazoj dhe ju po më kërkoni me fantazu dhe vi në përfundimin se Vjosa Osmani si një personalitet i skenës sonë politike e cila ishte edhe kandidate për kryeministre vjen në këtë pozitë e bën bekimin a do t’i performonte këto kompetenca me nderë në përputhje me Kushtetutën, unë do të thoja po, në kuptimin që në politikë është besimi. Unë besoj që po, nuk besoj që ajo në të vërtetë nuk do t’i bënte keq Kosovës”, shtoi Konjufca.

Madje ai tha se Vetëvendosje po i kërkon këtyre më shumë se që i ka kërkuar PDK-së, kur ka bashkëpunuar në të kalurën./Indeksonline/