Konjufca i jep vërejtje Shalës për sharjen, ai thotë “ma dërgoni me postë”

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala në seancën e sotme të Kuvendit ka sharë kryeministrin Albin Kurti.
“Phu, q…sha tradhtarin e nanës”, dëgjohet teksa Shala i drejtohet shefit të ekzekutivit, gjatë raportimit në Kuvend.
Pas vazhdimit të seancës, kryeparlamentari Glauk Konjufca njofton se rregullorja e obligon që t’i jap vërejtje për këtë shkelje.
Ndërkohë, Shala thotë “Faleminderit, ma dërgoni vërejtjen me postë”./Indeksonline/