12:36 / E Martë, 31 Tetor 2023 / AR

Konkurentja e ‘Për’puthen’: ‘Kam kryer s*ks gjithë natën me një të panjohur’

Një situatë mjaft delikate është krijuar ditën e sotme në programin “Për’puthen”, ku Aureli nuk e ka pritur mirë takimin mes Armandos dhe Albës, për shkak se i është dukur i turpshëm rrëfimi i Gabrielës që ka kryer seks për një natë me të panjohur.

Aureli është shfaqur i shkatërruar dhe tepër i prekur nga ky rrëfim i Albës, për të cilën ka krijuar një simpati të madhe dhe madje është shprehur së ka bërë gjithçka për të, duke shitur edhe imazhin e tij.

Aureli: Ti ke shkelur shumë parime të mijat. Edhe nëse do të bëje diçka për mua, minimalisht të më bëje të ndihesha mirë, marrë parasysh se kemi kaluar kaq shumë kohë këtu dhe unë kam bërë gjithçka për ty. Kam bërë çdo gjë për ty derisa kam shitur edhe imazhin tim tek një djalë i çmendur që thonë të gjithë.

Gabriela: Po mirë, çfarë bëra unë aty? Turp është të flasësh apo të bëshë seks tani? Ai nuk është se më ngacmojë mua seksualisht mua dhe u shkelën parimet e tua.

Aureli: U përmend kanabisi, u përmend seksi “one night stand”.

Gabriela: Ishte një pyetje për natyrën dhe nga aty doli si përgjigje hashashi.

Aureli: Pse nuk dhe një përgjigje dinjtoze?

Gabriela: Këtu na vini, keni dy muaj në Për’puthen dhe bëni sikur jeni të virgjër.

Pas takimit 4 minutësh në studio me Gabrielën, opinionistja e “Për’puthen” nuk është përmbajtur ndaj Aurelit, duke thënë “kemi dy muaj që të dëgjojmë aty duke thënë unë jam fanatik, ndërkohë vajza ta thotë hapur se ka pasur “one night stand”.

Megi: Aurel më vjen keq, por nuk do të doja të isha në vendin tënd. Kishte shumë premtime aty, ai i dëgjove?

Aureli: I dëgjova, i dëgjova por nuk i pash.

Neda: Kemi dy muaj që të dëgjojmë aty duke thënë unë jam fanatik, unë s’bëjë këtë, unë nuk bëjë atë… Goca të thotë publikisht, kam bërë “one night stand”, kam pasur partner seksual, dhe ti rri aty ashtu duke thënë që ja kam fituar zemrën dhe zihesh me atë.

Aureli: Pse çfarë do të bëjë unë?

Neda: Ku e ke fanatizmin dhe traditën ti këtu? Ku e ke?

Aureli: Ti po përpiqesh të më provokosh…

Neda: Jo nuk po përpiqem të të provokoj, por ti realisht e meriton këtë që po të them. Ose je fanatik dhe nuk e pranon femrën të të flas ashtu publikisht, ose ul kokën dhe pranoje.

Aureli: O Neda nuk të lejoj të më kritikosh mua dhe të përpiqesh të më ulësh mua para se unë të flas.

Neda: Po çfarë do ti më shumë? Po kur do të flasësh, kur të mbarojë emisioni?

Aureli: Nuk dalë unë nga vetëvetja për turpet që bëjnë këta. Lëri të bëjnë çfarë të duan… Unë nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë ato biseda por tani që pash takimin… Ti Neda mos u përpiq të më ulësh mua për çështjen e fanatizmit.

Unë fanatik jam dhe kaluar fanatikut dhe juve t’ju vijë turp duke filluar nga ti e para që je ajo aktivistja duke mbuluar takime turpi atje ku ky përmend ashashin, përmend perversitetet, seksualitetet. Turp t’ju vijë.

Neda: Unë ja nxorra? O zotëri, mua të më vijë turp? Po pse mo unë e pyeta Gabrielën? Unë i thash thuaje Gabrielës?

Aureli: Të të vijë turp që i hedh benzinë zjarrit.

Neda: Jo o Aurel, ti gjuan samarin se nuk i bie dot gomarit. Ta them si vëllain tim…

Aureli: Po lëre se nuk bëhesh dot motra ime ti po… Të të vijë turp që provokon mua. Të luash ti me ndjenjat dhe nervat e mija që të dalë unë para këtij publiku si fytyrë e keqe. Turp, turp.

Neda: Ti po del fytyrë e keqe?!

Kastro: O Aurel ule pulsin, ule pulsin.

Aurel: Nuk më provokon dot ti mua, të më ulësh imazhin tim sepse po të merrem unë me ty Neda ta çojë imazhin atje ku…

Neda: Ti nuk mund të tallesh me publikun.

Aureli: Më dëgjon një moment zonja Balluku nga Kavaja, më dëgjo një moment.

Neda: Po ti merresh me zonjën Balluku sepse nuk ke çfarë i bën kësaj.

Aureli: Zonja Balluku të të vijë turp që vijon ti hedhësh benzinë zjarrit që të dalë unë keq. Lëri ato, me mua mos u merr.

Neda: Ore, ti zonja Balluku duhet të qeshësh në radhë të parë sepse je më simpatiku këtu, ke prerë edhe balluket. Ti gënjen publikun kur thua se je fanatik. Ti gënjen publikun kur thua se je tradicional. Unë do të isha distancuar që në momentin që ajo vajza hipi në moptorin e atuij djalit.